Make your own free website on Tripod.com

A. Podrimja
Home ] Up ] Dashuria ] Vetem ose Hamlet i semure ] Kush do ta vrase Ujkun? ] Ura e Artes ] Parisi, Vendlindja ] KULLA ] Hija e tokes ]

 

Ali Podrimja

                             Dashuria

Koha ėshtė tė duhemi,
tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime,
tė kem besim nė ty kur mė thua: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite,
shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn.
                        E nėn njė kulm banonim,
nga frėngjia me ditė mė peshove,
me ditė lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės,
se mos do tė takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė
                                                    ujė tė madh,
i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.

Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh:
ai kali i bardhė ėshtė yni tash e pėrgjithmonė.
Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet.
Unė do tė sjell Lulen nga zemra e bjeshkės,
            do ta ndez llambėn nė kullė,
                do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve
e tė rėnat tė forta i kishe.
Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe pėr vete.
Koha ėshtė tė duhemi.