Parisi, Vendlindja
Home ] Up ]

 

Ali Podrimja

 
 PARISI, VENDLINDJA 

Do tė hyjmė nė Paris 
gurin tonė aty do ta ngulim, 
nuk do tė na presė Teuta, Genti, 
nuk do tė na presė hordhi e egėr romake, 
nuk do tė na presė njeri i gjallė. 

Nė Paris do tė hyjmė; 
ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve 
te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore, 
do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine 
vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat, 
vetėm fyellin do ta marrim 
t'i biem kur tė na rrokė malli, 
kur humbim nė grumbullin e klosharėve, 
tė hijeve, 
tė minjve, 
deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi: 
do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes 
pėr kohėt pis do tė flasim me gishta, 
nuk do tė shkelim asnjė mizė, 
nuk do tė trembim asnjė zog, 
nuk do tė derdhim zjarr, vrer, 
mbi kokė tė njeriut, 
Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi 
as perėndive tė krisura. 
Ma jep besėn, Lum Lumi, 
se nuk do tė harrojmė vendlindjen. 

Paris, maj 1981