PARA ELEGJISE
Njė ditė do t'i marrėsh nė gji
gjethet e
rėna tė stinėve tė tua
dhe do tė kėrkosh kot veten
shtigjeve tė harruara tė njė moshe
e nuk do tė kesh mė as flokė ere,
as
shikim ylberi
ta matėsh fillin
dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr.
Njė ditė do t'i shpalosh vjetėt tua
si pajėn e nuses sė
vdekur
e do tė numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do tė kesh mė as zjarr nė buzė,
as
lot nė sy
tė qeshėn ngrohtė,
tė qajsh rrejshėm dhe t'i mahnitėsh
djelmoshat.
Njė ditė dot'i hash buzėt e tua,
gjurmėt e tua do t'i pėshtysh
dhe secilin muzg do ta pagėzosh
me nganjė pendim qė dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te
hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret
bukuria e vet.