NE RRUGE
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė kah mė tresin
udhėkryqet e shumta t'jetės?
Jam ba pėrshėndetje e harrueme e
kalimtarėve,
jam ba lot e kangė,
jam ba betim i rrugėve dhe rreze e shkrepun
majė gurit.
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė ku sosin
fijet e kėputuna t'kėsaj kange?
Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namė,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė kah m'tresin
udhėkryqet e shumta t'jetės?!