Djali dhe dhaskali
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi
      
      
Djali dhe dhaskali

Me kėtė pėrrallė
shomė njė njeri pa mėnd:
Afėr lumit, nė njė vėnd
luante njė djalė
faqekuq si shegė;
desh u mbyt, se ra nė lumė,
po u ndodh njė shelk qė kish dega shume
Fatmirosh ēuni zuri njė degė
dhe u var qė tė mos bjerė.
Ndihmė! Thėrrit ēun' i mjerė
qė tė shpėtonte,
se pa njė dhaskal qė shkonte.
Mėsonjės' i mallėkuar,
vartur kur e pa,
bėri kryq me tė dy duar
dhe tundi kokėn dhe tha:
«Mos mė keq!
Shihni, shihni kėtė dreq!
Djemtė sot janė shejtanė,
mjer' ata q'i kanė,
Se janė pėr derra."-
Kur foli kėto dhaskali
dhe shumė fjalė tė tjera,
u qas te djali,
prap' e qėrtoi,
Nga rreziku e shpėtoi,
Shumė njerz janė
si ky dhaskali
Plot fjalė kanė,
i marrtė djalli.
Nė rrezik kur na shikojnė.
qesėndisin e qėrtojnė;
Na kėshillojnė,
po s'na ndihmojnė.
Tė lutem, mik,
Ashtu, mė rruash,
Tė mė shpetosh ndė rrezik,
pastaj fole sa tė duash.