0 pėllumb' i shkruar,
do t'tė marr nė duar
dhe duke kėnduar
gjetkė do t'tė shpie:
Nė njė vend t'uruar
dhe tė lulėzuar,
nė uj'tė kulluar
edhe nėn hie;
Afėr tek njė lumė
ku ka lule shumė,
tė biem nė gjumė,
hena tė na ndrijė;
Yjtė tė shikojnė,
zogjtė tė kėndojnė
edhe tė na zgjojnė
dita kur tė vijė.
Pa ngrėn' e pa pirė
s'mbetemi, moj Mirė,
se u'ndaj tė gdhirė
dėrgoj e na sjellin:
Qumėshtė tė dhirė
dhe djathė tė mirė
pa uj' e pa hirrė,
dhe rrush kur tė vjehn;
Ngjalė nga Janina,
mjaltė nga Kanlna,
verė nga Voshtina
ujė nga Sopoti;
Mollė nga Horia,
mish nga dhėnt' e mia,
desh nga Labėrla,
na e faltė zoti'