Besa-besė
Gjithė vendetė gėzojnė,
ti, Shqipėri, pse pushon?
Gjithė njerėzit kėndojnė,
ti, shqiptar, pse rėnkon?
Gjithė duanė lirinė
dhe pa tė njeriu s'rron;
ti, shqipėtar, Shqipėrinė
nė zgjedhė si e duron?
Zgjohuni, o shqipėtarė,
erdhi dita pėr liri!
Zini luftė me barbarė,
pėrpiqi pėr Shqipėri!
Tė krishter' e myslimanė,
tė tėrė njė sua kemi;
gegė, toskė, dibranė,
gjithė shqipėtarė jemi.
Mblidhuni te bėjmė benė,
tė gjithė dorė pėr dorė:
Tė duamė mėmėdhenė,
edhe malet me dėborė.
Qė ditėn qė u shkeli
robėria dhe gjer sot
nukė bėn mė bar Dhėmbeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye nė qieli,
si duroni robėrinė?
Ju qė shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipėrinė?
Ku janė vaftet e parė,
qė kini dhėnė yrnek?
Ku jini, o shqipėtarė,
pse s'dėgjohet njė dyfek?
Apo humbi trimėria,
apo s'doni mėmėdhenė?
A u shua Shqipėria,
qė ka pjellė Skėnderbenė?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpėtoni vėnd' tuaj?
apo s'u mbeti mė gjak,
se e derdhtė pėr tė huaj?
Mirri pushkėtė nė duar
edhe bėni besa-besė:
Shqipėria do shpėtuar,
kokė turku tė mos mbese!