Fryn' e ēfryn veriu,
Ngrin, mėrdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Qė tė ngrohet.
Krishtin brėnda e gjykojnė
Dhe pas ligjės e dėnojnė,
E goditin dhe e shtyjnė,
E pėshtyjnė.
S'del askush qė t'a shpėtonjė,
Roma do t'a kryqėsonjė,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u-koll kėndezi
Nga qymezi.
Dhe njė shėrbėtore i tha:
"Je dhe ti njė nga ata!"
Po Shėn Pjetri proteston,
E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorėn dhe pėrdridhet;
Se ē'kėndon bandill kėndezi
Nga qymezi:
"S'ka e s'ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimėr del behari
S'ka si zjarri."
-"Nga ata je!"- thot' ajo,
E mohon Shėn Pjetri: -"Jo!
As e njoh, as e kam parė,
Moj e marrė!"
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrėn dhe pėrdridhet;
Se ē'kėndon bandill kėndezi
Nga qymezi:
"Shkab' e shkėmb me poz' e fjalė,
Se ē'na dolle shkrumb e galė,
Nė je trim kėtu tregoje,
Shko shpėtoje."
Thot'ajo: -"Je, mos gėnje!"
Pjetri e mohon me be:
-"Jo, pėr Zotin, moj aman,
S'jam e s'jam."
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhėn dhe pėrdridhet;
Se ē'kėndon bandill kėndezi
Nga qymezi:
-"Simon Pjetėr, Bar Jona,
Kėshtu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, kėtej buxhaku
Dhe allēaku.
Se ē' e dogje, se ē' e fike,
Gjel me gjėmb' e kėng' armike.
Dhe ndėrgjegjen se ē' ia ēpove,
Se ē'ia zgjove.
Se ē'vajton Shėn Pjetri hidhur,
Lesh-lėshuar, duar-lidhur,
Tri her' e mohoj pa gdhirė,
Faqe-nxirė.