KRISHTI ME KAMXHIKUN
Nė kėshtjellė t'atdheut, nė tempull tė fesė
Janė shtruar sarafėt') pa shpirt e pa besė,
Tregėtojn' e gėnjejnė, rrėmbejn' e sfrutojnė,
Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpėtojnė.
Shtrembėrojnė kanunet, i marrin nė dorė,
Dhe shkėlqejnė nė kish' e nė fron me kurorė,
Vegjėlia pėr ta batėrdisen dhe vriten
Dhe kėshtu parasitėt gjakpirės po rriten.
Tradhėtori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer nė kulm, dhe u-bė kryetar;
Nėnė zgjedhėn besnikėt pėr vdekje lėngojnė,
Se mėkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnė.
Ēdo i shenjt' ideal, ēdo shtėpi Perėndie
Ishte bėrė dyqan dhe pazar tregėtie:
Kush fitonte mė tepėr, ay ishte usta,
Dhe kush nukė plaēkitte ish krejt budalla.
Kur e pa kėtė zi dhe kėtė erėsirė,
Krisht' i ėmbėl u-ndes dhe u-bė i vėshtirė:
Me kamēik e me fshikull sarafėt i dboj,
Dhe nga larot gjakpirės atdhen' e shpėtoj.
Dhe Shėn Pjetr' i gėzuar ahere i tha:
"Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kėrbaē e me shpatė mi ne mbretėro,
Dhe me forc' e pahir na ēliro, na shpėto."
"Je gabuar, o Krisht, qė u ke predikuar,
Se tė marrėt, tė shurdhėrit s'kanė dėgjuar;
Ndreq kurrizin mė parė, pastaj ndriēo trurin.
Se shpirt-robi s'ēlirohet askurrė pa drurin."
Jesu Krishti s' dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
Dhe me lot i penduar e hodhi kamēikun,
Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin' e sjell drita e mėndjes, jo druri."
"Merr-e prapė kamēikun, Shėn Pjetri u- pėrgjeq,
Se pėrndryshe kjo punė na del mos mė keq.
Pėrkėdhel' u kurrizin dhe do t'tė besojnė,
Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnė".
Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
Dhe s'u-unj pėrsėri qė ta merrte kamēikun:
Dhe e kapnė kamēikun sarafėt pėr fenė,
Dhe e shėmpnė ēlironjėsin, fen' e atdhenė.