NJE NENE
Askush s'mund ta dijė sa vjet ka:
Ajo ėshtė e mocme sa dhimbja,
Ajo ėshtė e re sa krenaria!
Nė shtepizen e qetė s'ka njeri,
Pervec fotografisė sė dy djemve tė saj:
Nė nje mal me borė ranė pėr liri.
Njerėn kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka tė holluar nga soda:
Ajo qė nė vegjėli ka larė rroba.
Megjithatė as tani nuk rri
shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Nė oborrin e vogėl del qe pa gdhirė.
Nė kopshtin e saj ka shumė trėndafila,
Tė kuq e tė bardhė gjer nė vjeshtė.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e tė rėnėve,
U fal tė rinjve tė fejuar nė lagjie,
U fal tė gjithėve pėr ditė feste e dasme...
Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tėrė jetėn rriti trėndafila
Pėr lirinė dhe njerėzit e mirė.