Maja e
celur
Lulet lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle:
qe kur u perzyen
me rer' e me uje,
dhe u lagn' e u lyen
pa buje e rremuje.
Pa ze psheretimi,
ze e vaj te kote,
i ngurroj thellimi
nene dhen' e ftohte.
Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre.
Ato piperonin
me nje sulm i qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete.
Qe ngaj erresira-
brenda ne dhe thelle-
ndillnin krejt te lira
driten edhe qjellte.
Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dh' i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire,
dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm' i bukur
per ne qiejt' e larte,
aq me lire e fshehur,
dh' aq me me ngadale
rritnin pa pandehur
sulmin e pandale:
Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime!
Ja! qesh parevera
neper ngasherime!
Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje,
permbi dege e flete
atje lart ne maje!
1943