F. Arapi
Home ] Up ] Atdheu ] Coprifuoco ] Elegji per babane ] Vdekja e gjyshes ] Margarite moj ] Deti ] Cast buze detit ]

 

Lazgush Poradeci

                 
            
ATDHEU ... 

Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje. 
Njé prill i pikélluar né shpirt. 
Atdheu éshté kryqi, éshté kryqi. 
E mban - dhe té mban ty - né shpirt. 

Atdheu éshté toka e premtuar. 
Ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe. 
Atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar. 
Vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd. 

Atdheu éshté buka e uritur, 
Té ikén nga duart e dot nuk e ngop; 
Endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur; 
Me syté n'errésiré vetveten kérkon. 

Atdheu éshté varr i hapur, éshté varr. 
Njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind. 
Né njé piké loti mbyt lotin fatvraré. 
Né njé piké loti liriné e lind. 

Atdheu yt i vogli, i vogli 
ai hyjnori i pavdekshmi si loti. 

Fatos Arapi u lind mé 1930 né Vloré. Studimet e mesme i kreu né qytetin e lindies, ato té lartat ne sofie (Bullgari) pér ekonomi. Ka punuar si gazetar, Pedagog etj.. Ka botuar shumé véllime me poezi si "Shtigje poetike ", "Drejt qindra shekujsh shkojmé"., "Mé jepni njé emer"; "Duke dalé prej éndrrés", Ku shkoni ju statuja ", "Dafina nén shi ", etj.. Arapi ka shkruar edhe romane e novela ("Gjon Muízaka ", "Ulipa e boréve "), drama ("Drama e Partizanit pa emér"), si dhe studìme té ndryshme mes té cilave shquhen "Kéngé té moqme shqiptare " etj.