HIJA E TOKES
(poeme)
Bajram Currit, Asim Vokshit, Ganimete Tėrbeshit,
Emin Durakut, Mustafa Bakiut...
EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hėngėr me veten
e ditur s'kam tė qesh me veten c tepruar...
Miq,
Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!
ANKTHI
Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishė...
Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
Kosovė, pėrrallė e lashtė!
Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...
Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė
e ngrirė n'ajėr?
Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
- Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
kish mbirė!
Toka ime digjet
nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar...
PERTEJ DHIMBJES
Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur. Kosovė.
Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.
Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
se s'tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...
Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^
Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?
RENKIMI
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat
e vatrat shkimbur deri nė njė,
Zogun nė qiell vrarė ta kanė.
Me duar tė mia tė ēara
me rrashtat tona t'shpura mbuluar tė kanė.
Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Pėr gjithkė e pėr askė vrarėjemi...
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Plepi im qiellin do ta shpojė,
plepi im i kallur -
qiellin e humbur majė njė shpate.
NJE NATE NGA NETET PA GJUME
Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytė
mu nė zemėr, mu nė shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
pėr tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu, Kosovė!
Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
kete catėr kush po e le?
Ē'janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėpėr fytyrėn tėnde,
kėto varre e murana qė po sillen vėrdallė
rreth shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovė!...
Sonte vetėm mbeta e
nė derė t'oborrit askush mė s'po mė troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
nė kėto troje e suka gjaku.
Thua mė ėshtė e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t'pėlcitur.
Bota nė ty le tė kallet!