Make your own free website on Tripod.com

Klubi i Selanikut
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi

Klub' i Selanikut*)

Qė kur thanė se prunė konstituēi (si ta themi shqip
kėtė fjalė?), shqiptarėt po ngrenė klub ndė ēdo anė,
ndė ēdo qytet, ndė ēdo katund, brenda ndė Shqipėri
dhe jashtė Shqipėrisė.

Mbase shumė shqiptarė nukė dinė se ē'domethėnė
kjo fjalė klub (Club). Meqėnėqė dhe unė jam nga kė-
ta shqipėtarė tė paditur, mora njė ditė njė fjalor dhe
pashė se kjo fjalė qėnka pėrdorur ndė ballė fare nga
englezėt dhe rrėfeka njė mbledhje miqsh pėr tė ngrėn'
e pėr tė pirė, duke paguar gjithkush pes' e nga pesė.
Klub qėnka pra njė gosti, njė drek' a njė darkė me
refene.

Njė doktor Johnson1) paska thėnė se njė klub ėshtė
njė shumicė burrash qė mirren vesh dhe paguajnė qė
tė kėnaqen duke ngrėn' e duke pirė bashkė. Prandaj
nd'Anglėterė paska patur njė klub me emėr «Klub i
kokės demit» dhe, qė t'u qėndrontej e lirė, e bėnin
refene. Njėqint vjet mė parė, paska qenė edhe njė
klub i quajtur "Klub i tė liqve". Qė tė bėnėshej anė-
tar, duhej tė jeshe fort i shėmtuar, me fytyrė tė ndy-
rė, i ēalė, i verbėr, dorac, i belbėr, memec, kurrisdalė,
veshgjatė etj, Njė mbret, Karlua II2) paska qenė krye-
tar i kėtij klubi.
Mė vonė u vendosnė klube dhe pėr punė tė pu-
litikės, domethėnė njerėz qė kanė njė palė mend a njė
qėllim tė bashkėt, mblidhen e mirren vesh, paguajnė
nga pes' e nga pesė, punojnė dhe lakmojnė pėr kėtė
e pėr atė qėllim pėr tė cilin bahkohen bėnen shokė.

Ahere pra, pse t'i thomi kėtij bashkimi klub dhe jo
shoqėri, q'ėshtė fjalė shqip?

Kur kupėtova mirė se ē'na tregon fjala klub, desha
tė kupėtoj dhe qėllimin e klubeve   qė vendosnin sot
shqipėtarėt. Ky qėllim ėshtė i bashkėt a i veēantė? I tdhetartė, i vlertė, a i dėmēim? Punė fort e rėndė dhe,
duke ndenjur kėtu ndė Misir, ndė mes   t'arapėve e
t'arapkave, ndė pikė tė vapės, kupėtova qė s'i apij dot
funt kurrė. Vėrtet keshe kėnduar te fleta «Liria»1) se
Klub' i Selanikut mpron tė drejtat e kombit shqipėtar.
Vėrtet keshe msuar se Klub' i Manastirit paskej bėrė
njė Kongres2) (ē'domethėnė prapė kjo fjalė?) pėr punė
tė abetit^) dhe paskej gjetur pėr mbarė tė pėrdoren
dy soje shkronja pėr gjuhėn tonė.

Po kėto lajme s'ishnė mjaft pėr tė gjetur mirė qė-
llimin e klubeve. Pėr kėtė shkak, u menduaē tė bėj
njė udhėtim, qė tė shoh me syt' e mi dhe tė ndėgjoj
me vesht' e mi ē'punė bėjnė dhe ē'dobi kanė pėr at-
dhenė.

U ngresh, pra, dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq
ndė Selanik, ku me vrap kėrkova dhe gjeta vendin tek
gjendet Klub' i Shqipėtarėvet. Ndė tė dukur,   klubi
dukej mos mė keq o zot,... po do tė ketė ndofta anė-
tarė me kokė tė fortė! Gjeta brenda gjer 40 vetė, tė
tėrė myslimanė, asnjė tė krishterė! Asnjė, s'ma vari
torbėn, se mjerisht nukė dije turēe dhe kėndonin ga-
zeta ndė kėtė gjuhė. Shtiva sytė mė tė katėr anėt e

1) E drejtonte Lumo Skėndua ose Mitat Frashėri

2) U mbajt mė 1909 dhe nuk vendosi dot pėr nje alfabet
tė vetėm. Midis dy alfabeteve qė pranoi, njėri qe ai i Stambollit, tjetri qe alfabeti i sotėm.

3) alfabetit

226

klubit mos shohė nonjė librė a nonjė gazetė shqip.
Asnjė pėr zonė!

Desha t'ikij, se pandeva se u gabova e hyra nė nje
Klub turqsh. Atė ēast arriti kryetar i Klubit, Midat
beu, me njė bej tjetėr. Guxova e thashė:

— Zoti bej, jam aksekush, u falem me nder, turēen,
besa, nuk e di!...

— Prit, pakėzė, mė thotė, se kam njė ēi-ēi-ēikė pu-
nė me bejnė.

Prita. Atje ku presė, pashė njė djalosh tė veshur
alldupēe.

— Jam shqipėtar, thashė. Turēen s'e di. Tė lutem
tregomė Klubin e Shqipėtarėve, se njė hamall mė gė-
njeu e mė solli kėtu.

— Kėtu, mė thotė, ėshtė klubi tonė. Nga tė kemi?

— Nga lumi qė tė mė marrė...

— Sonte kemi mbledhje, se kushėriri i presidentit,
qė vete mutesarif nė Seres ...3) do tė flasė pėr Shqipė-
rinė gjer' e gjatė, se ėshtė njeri fort i ditur. Vallahi,
tė rrish ta ndėgjosh.

Ndėnja ndė njė bri, me zemėr tė gėzuar, se do tė
ndėgjojė dhe unė njė bej shqipėtar, nga der' e Fra-
shėrit, tė na flasė shqip pėr mė-mė-mė-dhenė. Pas pak
erdhi beu: duart e anėtarėve u pėrpoqnė me njė tė
madhe trokėllimė...

Beu qėnkej i thatė, i verdhė, me njė fytyrė fort
tė shėmtuar e tė dobėt, ndofta nga dituria e madhe.
M'erth ndė mėnt Klub' i tė Liqve nė Londrė, qė kish
pėr kryetar Karlon II.

Beu tundi kratė, u koll pakėzė, fshiu buzėt, hapi
gojėn dhe tha... Mos pritni t'u them se ē'tha. Pėr zonė
s'kupėtova dot mirė, se fjalėt rrokulliseshin si dhėntė
njėra pas tjetėrs, ca tė bardha, ca tė zeza, ca syska, ca
bejka, ca ruda, ca kaleshe, ca shyta, ca me brirė, po tė
tė gjitha plaka tė shkuara e tė vjetėra.

Ne foli pėr Shqipėrinė! Jo, besa! Foli vetėm pėr
Turqine.

— Alldupi ka qenė kėshtu, ka qenė ashtu, ka
bere ketė, atė,.,. .sa dhe sot gjėndet njė xhami ndė
Vjenė! Ē'ėshtė Evropa pėrpara Turqisė?... Ata qė lė-
vdojnė tė krishtėrimnė, janė te marė! Besa jonė ėsh-
tė e vėrtetė. Turqia duhet tė rrojė, qė tė lulėzojė
faq' e dheut! Qė tė rrojė Turqia ndė mes t'Evropės,
duhet tė mbanė vetė fuqinė ndė duar tė tyre, dome-
thėnė ata vetėm tė jenė ministorė, valinj, komandanė,
ushtarė e gjykatės!... Tė krishterėt duhet tė punojnė,
se janė lindur vetėm pėr punė, pėr mjeshtėri e pėr
bujqėsi... Dhe kėshtu, me kėtė mėnyrė, turqit (thotė)
mundin tė mbanė fuqinė, tė kenė ndė dorė guvernėn...
dhe kėshtu do tė rrojė me jetė!

Kėto qenė fjalėt e fundit tė beut mut-e-sari.f tė
Seresit! Duartė u pėrpoqnė fort, anėtarėt u lėshuanė
tė ngjatjetojnė bejnė... Zėmėra mė qante dhe thashė
me vehten time:

— T'u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka
more beu ynė! Tė paskan lėnė mėntė, more beu ynė!
Qėnke veshgjatė, more beu ynė! Qėnke turk, more
beu ynė! Qėnke xhonturk, more beu ynė! Ndė Klub tė
Shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpė-
tojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėrjetė. Pse s'fole
njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė? Pse? Apo s'keshe se ē'tė
thoshe? Apo t'erth frikė nga xhonturqit, qė tė dėrguan
mut-e-sarif ndė Seres, qė tė shaē kaurėt? Pse s'tu tha
gjuha ndė gojė?...

Mos na thuani tjetėr herė se ini shqipėtarė, mos
na ēani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar se
ē'ini ndė zemėr tuaj! Ju punoni pėr Turqinė e jo pėr
Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbe-
sojmė pėr shqipėtarė? Dilni nga buk' e turkut, hani
bukėn me djersė si neve e jo duke rrjepur, duke vje-
dhur. Hiqni dorė nga fanatizma e turqėve,   mirrni
qytetėrimin t'Evropit, qė ndriēon botėn, zbukuron me-
ndjen, zbut zakonet. Nukė them ndėroni besėn jo!

Po tė ndėrroni mendjen, tė mejtoni  dhe tė silli s
perndimasit (evropasit) nė dojni tė rroni ndė mes t
Evropėsė.

Besa jo, shqipėtarėt myslimanė, s'janė tė tėrė s
ky faqezi i ēmendur, qė lėpin, me far' e me fis, ēa
nakėt e xhonturqėvet dhe pėr kėtė shkak i falet zo
tit tė rrojė Turqia pėrjetė ndė Shqipėri. Zoti mos
ndėgjoftė tė tillė njerz tė poshtėr e kėpucėgrisur!

Rroftė Shqipėria e lirė! U shoftė Klub' i Selanikut
se qėnka i xhonturqėve e, jo i shqipėtarėve! U shof-
shin tė tėrė klubet e Shqipėrisė, nė punojnė pėr xhon-
turqit dhe nė kanė pėr qėllim ēarje dhe armiqėsi ndi
mes tė shqiptarėve myslimanė e tė krishterė!

Rroftė dashuria! Rroftė bashkimi!4)
 
 
 

*) Botuar te gazeta «Rrufeja» e Egjyptit, gusht 1909, qė e
drejtonte Jani Vruho.
1) dramaturg anglez (1709-1784).
2) mbret i Anglisė (1630-1685).
3) Mehdi be Frashėri


4) Siē shihet, nė pamfletin «Klubi i Selanikut" Ēajup
demaskoi ashpėr veglat   e politikės xhonturke,    Mithat (
Mehdi Frashėrin. Historikisht dihet   fakti se ky klub, dhe
ndonjė tjetėr, u hapėn mbas revolucionit xhonturk, pėr ti
konkretizuar premtimet qė u kishin bėrė xhonturqit shqip-
tarėve. Pati nga ata qė u entuziazmuan shumė pėr kėto tė
ashtuquajtura reforma nė dobi tė shqiptarėve, por elcmente
patriotė, si Ēajupi. me pjekurinė dhe tejpamėsinė e tyre e
kuptuan fare mirė se kėto   reforma s'mund t'i siguronin
Shqipėrisė as lirinė e as zhvillimin e vėrtetė. Duke para-
ndjerė rreziqet qė i vinin Shqipėrisė nga kjo politikė, shkrim-
tari ynė ngrihet kundėr frymės reformiste qė propagandohej
nga kėta elementė tradhtarė, tė cilėt bėnin thirrje pėr te
hequr dorė nga lufta e armatosur. Pamfetin e pėrshkon fund
e krye sarkazma. ironia therrėse, ndaj personazheve qė zi-
hen nė gojė si dhe ndaj veprimtarisė sė kėtyre klubeve.

Artikulli bėri bujė, ai tronditi nė radhė tė parė kryetarin
e klubit, drejtorin e gazetės «Liria». Mithat Frashėrin, i ci-
li menjėherė botoi njė artikull si kundėrpėrgjig.ie nė gaze-
tėn e vet. Nė kėtė artikull ai u pėrpoq tė hidhte baltė mbi
Ēajupin. Mė vonė, gazeta «Rrufeja» qė nxirrte patrioti Jani
Vruho, do tė satirizonte ashpėr gazetėn «Liria»- tė Lumo
Skėndos (Mithat Frashėri). duke shkruar: «se kėto qė thotė
ky nė librin e tij janė fjalė ere dhe i them kėshtu: Ē'ėshtė
njėz' e njėzė, ē'ėshtė njė zagare ndė njė kamare? Gjuh' e
gazetės "Liria* e Selanikutmė shėmbėllen me gjuhen e njė
arapke ketu nė mėhallė, e cila, kur s'ka me   te zdėrrase",
zihet memacet c saj! ". Te gjitha keto ishin shprehje e asaj
lufte lė ashper qė u zhvillua    ne ato vite midis forcave
perparimtare, patriofike dhe elementeve tradhetare ,
oportuniste tė lėvizjes sonė kombetare.