Make your own free website on Tripod.com

Besa-Bese
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi

                B E S A - B E S Ė*

                                1
                 Historia e njė familjeje

... Mjaft shqiptarė lenė shpesh vendlindjen, familjet e
tyre dhe venė tė fitojnė kafshatėn e bukės nė kurbet,
mė tė shumtėn e herės nė Maqedoni, nė Stamboll, nė
Greqi, nė Rumani dhe ngandonjėherė nė Misir.

Ky zakon i mirė a i lig e qė nuk ndodh veēse nė
shekullin tonė,, duan tė thonė se ngjan pėr shkak tė
varfėrimit tė vendit dhe sidomos nga urrejtja qė ka-
nė pėr qeverinė dhe tiraninė qė vazhdon ende. Le tė
na lejohet qė kėto fjalė tė mos i besojmė plotėsisht.

Dhe me tė vėrtetė, s'ka gjė mė tė lehtė dhe mė tė
natyrshme qė njė vend pjellor tė bėhet i varfėr, tė brak-
tiset nga banorėt dhe kjo braktisje tė mos ngjasė pėr
arsye tjetėr veēse pėr shkak tė tiranisė sė qeverisė, po
pėrse qėmoti, kur prapė n.jė gjė e tillė mund tė ndodh-
te, shqiptarėt nuk e linin Shqipėrinė, por pėrkundrazi
rronin tė lumtur nė jetėn e tyre stėrgjyshore dhe bari-
tore?

Sipas meje shkaku duhet kėrkuar nė dėshirėn pėr tė renė,
pėr tė panjohurėn, me tė cilat padituria panden
se gjen lumturinė dhe fitime; shkaku duhet kėrkuar
nė idetė e reja tė pėrhapura nga propaganda e huaj
qė bėn pėr vete mendjeshkurtrit. Kėto janė pėrralla
nga tė cilat edhe vetė qeveria turke (dhe kjo ėshtė
njė e metė e saj e madhe) ka vuajtur e po vuan akoma
sot. Me njė fjalė, duhet thėnė se tė gjitha kėto ndo-
dhin, nė njė anė, nga egoizmi i burrave, nga ana tjetėr,
nga mendimet e hedhura me dinakėri nga propagandat
e interesuara.

Sido qė tė jetė, zakoni i kurbetit ėshtė i gjallė dhe
ėshtė bėrė modė nė Shqipėri, ka hyrė kaq thellė nė
ndjenjat e njerėzve, saqė ėshtė bėrė shkas i ndarjes
tė popullit mė dysh: mė njė anė ėshtė grupi i atyre qė
ikin dhe marrin dhenė, grupi qė pandehet mė i mirė,
nė anėn tjetėr, ėshtė grupi i atyre qė mbeten nė vend,
i cili vihet nė lojė nga tė tjerėt si i pėrbėrė nga bu-
dallenj, nga njerėz tė paaftė apo nga pleq.

Duke mos pasur njohuritė mė elementare   rreth
vėshtirėsive qė do tė hasin nė vendet ku shkojnė, du-
ke qenė tė pavendosur dhe jo tė sigurt, gjė qė rrjedh
ngaqė e njohin pak jetėn e kurbetit, ata jane tė de-
tyruar tė pranojnė punėt mė tė vėshtira dhe mė tė
kėqija dhe tė ardhurat qė marrin mezi u mjaftojnė
pėr tė jetuar.

Nė kėto kushte, kthimi nė atdhe bėhet i pamundur,
shumė herė gjė e paarritshme. Nga gjendja e vėshtirė
dhe varfėria nė tė cilėn jetojnė familjet, prindėt pleq
presin tė gjithė tė jetojnė nga njė bir i vetėm, Si kė-
puten sė prituri ndihmė, psherėtijnė e thonė shpesh
me lot nė sy: «O pjellė e ligė dhe pa pikė dhembshu-
rie! Ne e suallmė nė jetė, e ushqyem, e rritėm, e mar-
tuam dhe, mė sė fundi, e dėrguam nė kurbet, kurse
ai na harroi fare, na la nė skamje! Pjellė e ligė! ».

i gjori atė, e gjora nėnė! E kuptoj gjendjen tuaj
por unė po ju them se pėr tė gjitha kėto qė ju keni
bėrė pėr djalin tuaj, ju kėrkoni shumė, kėrkoni gjėn
tė pamundura, tė cilat as duhet t'ju shkojnė nė mendje
Biri juaj nuk mund tė gjejė dot punė, sepse ai nuk
di tė bėjė asgjė, dhe nė punoftė, ato qė do tė fitoje
nuk do t'i mjaftojnė as pėr vete e jo t'ju dėrgojė edhe
juve!

/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

*) Me kėtė titull u botuan tregimet «Historia e njė faniilje"
dhe «Mysafirėt t Ēajupit», tė cilat janė krijimet e para qė
njohim prej tij. Autori i shkroi frėngjisht. Tregimet dėshmojnė
se, ndonėse isht-e larguar nga vendlindja nė moshė tė re, Ēa-
upi ruante tė gjalla mbresat, vėzhgimet mbi jetėn dhe zako-
net e krahinės sė tij. Kėto tregime ishin si njė prolog i kri-
jimtarisė sė tij, qė, do tė vinte nė vitet e mėpastajme. Duke
vėnė nė qendėr tė kėtyre tregimeve temėn e kurbetit, pa-
sojat tragjike tė tij, Andon Zakoja bėnte njė hop tė rėndė-
sishėm nė •trajtimin e njė problemi shoqėror, qė ende s'kish
zėnė vendin qė i takonte nė letėrsinė e kohės. Ndonėse tre-
gimet nuk u botuan me gjallje tė autorit, ato dėshmojnė pėr
interesat ideore dhe pikėpamjet shoqėrore tė pėrparuara tė
autorit.