Make your own free website on Tripod.com

Lopa, dhia, delja dhe luani
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi
  
 Lopa, dhia, delja dhe luani

Ndė kohė tė vjetėr,
njė lop' e njė dhi
dhe njė dele tjetėr
bėnė shoqėri
bashkė me luanė
dhe pėr gja tok vanė.
Njė ditė tė shtunė,
njė zorkadhe zunė
brėnda nė njė ferrė.
Luani, sakaqėherė,
e mori e ēau,
me thonj vet' e ndau.
Bėri katėr copa,
ashtu si desh lopa:
«Cop' e madhe, tha, pėr mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytė, besa-besė,
mė bie vetė nė pjesė,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe kėtė copėn e tretė
jam i zoti e marr vptė,
si kam gjithnjė zakonė,
Cop' e katrėtė, pėr zonė,
imja qoftė, pa dyshim,
se jam trim.