Ujqrit dhe dhente
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi


Uqrit dhe dhentė

Nė njė stan, nė njė vėrri,
Uqrit lidhė miqėsi
me shtjerra, me dhen, me dhi.
Tė dy palėt fitim kanė:
vėrtet uqrit berra hanė
kur u vete puna mbarė,
po sa uqėr janė vrarė
nga barinjt' e mallėkuar
kur u bienė ndė duar?
Qė tė mos ndėrrojnė fjalė
dhanė penk qė tė dy palėt,
pėr tė rrojtur nė qėtim.
Uqrit pėr kėtė qėllim,
lanė kėlyshėt te dhentė
dhe kėto u dhanė qentė.
Pesė muaj nukė shkuan
dhe kėlyshėt u madhuan
dhe uqrė tė fort' u bėnė.
Njė ditė s'ishnė baritė
nė stan; uqrit atė ditė
gjithė tok hidhen e zėnė
sa mundin nga bagėtitė,
dhe i shpien duke ējerrė
tek presin shokėt e tjerė.
brenda nė pyll, nė njė breg,.
s'shpėtoi asnjė shelek.
Nga tė tėra dhit' e dhėntė,
nuk shpėtuan as qentė,
se i mbytnė gjakėtorėt,
nė gjumė gafil, tė gjorėt,
asnjė nukė mbet' i gjallė!
Shokė, me kėtė pėrrallė,
Duhet qė tė kupėtojme,
se armiku s'bėhet mik,
dhe njerin' e lik
lė mos e besojmė,
sc na punon varre
kur i del pėr mbare.