Dhelpra dhe Cjapi
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi

     
Dhelpra dhe cjapi

Nje mėngjes, pa gdhirė mirė,
dhelpra dhe n]ė cjap me brirė,
shėtitnin tok nėpėr ara;
kur gjejnė njė pus pėrpara,
miqtė tok brenda zbrinė,
kėrkuan ujė tė pinė,
Kur pinė sa deshnė
ujė fort tė ftohte,
dhelpra, duke kruar veshnė,
cjapit kthenet e i thotė
qė tė mundi ta gėnjejė
qysh do tė dalim kėtejė?
Hipė, mik, mbi kėtė gur,
ngre kėmbėt nė kėtė mur
dhe brirėt pėrpjetė,
tė ngjitem mbi kurriz tėnd,
tė mund tė dal nga ky vėnd;
edhe kur tė shpėtoj vetė,
po tė punosh si tė thashė,
do tė tė nxjerr pa dyshim.>>
Thotė cjapi kokėtrashė:
«Qėnkej i zgjuar dhe trim,
pasha zonė, kėtė punė
kurrė s'e gjejė dot unė;
do tė tė kem nė natyrė
pėr shembull e pėr pasqyrė.>>
Me kėtė mėnyrė
dhelpra jashtė dolli,
«Plastė dhia qė tė polli,
tė rruat mjekra, —
i tha cjapit dhelpra.
Tė keshe pak tru
dhe pak mend tė keshe,
nukė do tė jeshe.
te ky pus kėtu.
Duro, paē uratė,
dhe mbeē me shėndet,
se ēoku kam pėr tė vatė
dhe puna nukė mė pret,
rnėnova shumė kėtunė,
zorrėt m'u shkundė.»
Miq, nė ēdo punė
mendoni funde!