Make your own free website on Tripod.com

Kurbeti
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi
     Kurbeti

Mitrua, kur u martua
ndėnji njė muaj me grua!
Erdhi dita pėr tė ndare
dhe u ndanė duke qarė!
Gruaja qėnkej me barrė
dhe kur polli, bėri djalė.
Po Mitrua ku ish vallė?
Motėmot qė qe larguar,
njė kartė s'i kish dėrguar!
Ku t'i shkruaj mėm' e mjerė
pėr djalėnė qė kish lerė?
Tri vjet, katėr, dhjetė shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfėra se ē'pėsoi,
tė ritė vetėm e shkoi.
Ē'e deshi tė tillė burrė,
qė s'e pati pranė kurrė!
Gjith' bota ven' e vinė,
Mitrua harroi shtėpinė,
nuk e di qė ka dhe djalė!
Rron a ka vdekur vallė?
Kėto thosh grua e mjerė,
po burrit i mbajti nderė.
E zeza grua se ē'hoqi!
Humbi shpresėn tek i shoqi:

kur pa ngrėn' e kur pa pirė,
punoi e rriti tė birė.
Kurbeti, shokė, kurbeti,
kush vate e nukė mbeti?
Mitrua zuri Misirė,
po puna s'i vinte mirė.
Qysh tė vejė puna mbarė
pėr tė zeztė shqipėtarė?
Shkretojėnė mėmėdhenė,
tek perndon dielli venė!
Ku vini, more tė mjerė,
se sot s'ėsht' si njėherė, —
qysh vini nė vend tė huaj,
kur s'dini as gjuhnė tuaj?
Lum kush rron nė vend tė tij
me qe, me dhėn e me dhi.
Mos u ndani nga shtėpia,
tė mos mpshojė1) perėndia,
se perėndia, kur mpshon,
gjynaqarėt i mundon.
Puna nukė ka tė sharė,
po punoi vetė n'arė,
zini ēapėn e hostenė
dhe parmėndėn qė ēan dhenė.
Nga fėmia mos u ndani,
po punoni qė tė hani;

Grurėtė qė bėni vetė,
u harrin pėr kėtė jetė.
Me zakonetė qė kini,
kurbenė duhet ta lini,
tė nderēim jini, tė zotė,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta nė kėtė botė
ėshtė fare shtrėmbėruar...

Nė kurbet venė tė tjerė,
ata qė s'duanė nderė,
se zakonet u ndėrruan;
burri qė fiton, shet gruan,
burratė rrojnė nga gra!...
Po pėr Mitro shqipctare
kėto zakone tė ra
nuk i dukeshin mbarė.
Ndaj hoqi e voi shumė,
kur pa buk' e kur pa gjumė,
rrahu Misirė tė tėrė,
nukė la punė pa bėrė,
gjithė jetėn nen' urdhėr,
qeseja si kokė hudhėr,
E shoqja e kish qarė,
njėzet vjet qė s'e kish parė!
Dhe nė mos e paftė kurrė,
djali u rrit, u bė burrė,
mėmėn do ta mbajė mirė
me tė ngrėn' e me tė pirė.
Pas njėzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,
solli ndėr mėnd Shqipėrinė
gruan e tij dhe shtėpinė;
psherėtiti zėmėr' e tij
dhe qau si ēilimi;
Dhe te nesėrmet, ndaj tė gdhirė,
Mitrua e la Misirė.
Ta kish ditur, kur ish ndarė
qė la gruan me barrė,
mbase kish ikur mė parė.
Shtatė dit' e shtatė net
bėri Mitrua nė det;
mbaroi udhėn e gjatė
dhe vate nė fshat me natė.
Ne shtėpi u afėrua,
Ndėnji pak e u mendua,
dhe me vete tė tij thosh:
«Nė gjeēa shtėpinė bosh?
Nė mos e gjeēa tė gjallė
Gruanė!» Me kėto fjalė
Shikon shtėpinė me dritė
edhe vate nė fėngjitė1)
tė shojė kush ėshtė brėnda,
t'i pėrgjojė ja ka ėnda.
Djali kuvėndon me mėmė;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ē'kanė shkuarė t'i lėmė
dhe duajmė si tė dua.
— Tė dua, thosh mėm' e mjerė,
me shpresė tėnde kam rruar,
nga ti harrova qederė,
dhe gjith'ato qė kam vuar,
dhe sot rroj me shpresė tėnde"

Kur gjegji kėto kuvėnde,
Mitrua ngriu nė fėngjitė.
Fatziu, ē'vuri nėr mėnde!
Vuri syn' e pa nė dritė,
pa njė trim tė ri me gruan!
Mėndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirė,
sheh vetėhenė me brirė!?...
0 Mitro, mendoju mirė,
mėma pėrkėdhel tė birė,
nukė tė ka turpėruar,
se me nder tė madh ka rruar!
Ē'mendohesh, more fatzi!
Hyrė brėnda nė shtėpi
dhe merr djalėnė nė gji.
«0bobo! sytė ē'mė panė!
Tha Mitrua si i marrė.
Pashė gruan me jaranė,
po tani do t'ju bėj varrė!
Do t'u bie me kobure,
t'i lėshoj nė shesh shondure.1)
Mua tė mė vėnė brirė!»
Tha, dhe goditi te bire!
Meme e zeze ulėriti,
pushtoi djalėn dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe njė herė,
ra pėrmbys dhe mėm' e mjerė!2)

 
1) pa shpirt, pa jetė
2) Ėshtė ndėr baladat mė prokėse, jo vetėm tė Ēajupit, por tė gjithė letėrsisė sonė
tė traditės. Motivi i fatkeqėsive qė sillte kurbeti nė jetėn shqiptare endej nė krijimtarinė popullore, sidomos tė krahinės sė Zagorisė. Poeti, mbi bazėn e kėtij motivi, krijon njė poemė tė bukur, me tone tė theksuara dramatike. Toni rrėfimtar i saj krijon njė pėrfytyrim tė gjallė pėr heronjtė dhe mentalitetin e kohės. Fundi tragjik i personazheve vjen si njė pikė kulmore me njė ngjyrim emocional drithėrues.Poeti e pėrjeton thellė tragjedinė qė do tė ndodhė,prandaj nė njė ēast tė mprehtė ndėrhyn, kėrkon t'i hapė sytė personazhit tė tronditur, por ėshtė i pafuqishėm tė parandalojė veprimin fatal. Mitroja do tė shkojė drejt kėtij veprimi, sepse nuk mund tė pėrfytyrohet kjo figurė jashtė gjithė mentalitetit tė kohės dhe tragjedisė qė sillte pėr njeriun largimi jashtė atdheut. Prandaj  fryma realiste vjen nė kėtė poemė mė e fuqishme se nė gjithė krijimet e tjera poetike tė Ēajupit.