Thomsoni dhe Kucedra
Home ] Up ]

 

Fan Noli


Te Ura, te Ura

Vraponi, o burra,
Me armė, me topa, me kordh' e me shpata,
Se dolli kuēedra e errėt nga nata,
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjakut nė Durrės me-vrap.

Kuēedr'e Turqisė,
Hyen'e urisė,
E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak tė thėthinjė dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpėr zvarniset, i sillet pėrqark,
Me dinin nė gojė, me helmin nė bark.

Kuēedrėn e vrarė
E hasi mė parė
Thomsoni nė Vlorė, kur vinte prej detit
Me katėrqint krahė, lubi' e Dovletit;
E zuri pėr gryke, e shtriu pėrdhe
Nga thonjt' i rrėmbeu tė mjerin Atdhe.

Pastaj pėr sė dyti
Nė Durrės e mbyti
Dhe kokėn ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
Nga forca nė pluhėr, nga bregu nė det,
Me grusht prej rrufeje, qė ngrin e qė tret.

Kuēedra e thyer,
Nė turp e pėrlyer
Pėrmblidhet e kthehet nga toka nė Durrės
Dhe ngrihet m'e fortė, nė Gjol, afėr Urės.
Shqiptar'i verbuar vėrsulet nė det,
Shkel Flamur dhe Nėnė dhe vllezėr po vret.

"Dy herė tė theva,
Tė shtriva, tė ndeva,
Po prapė u-ngjalle dhe prapė u-ngrite,
Prit-mė, the, prit-mė!" Dhe prap' iu-vėrvite,
Dhe hovin kuēedrės ia preve, po re,
Kalorės i huaj, qė vdiqe pėr ne!
 
Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra?
Ju ikni, po hij' e Kalorėsit s'ikėn!
Kuēedrės tėrbuar ajo i fut frikėn,
Se urėn e ruan, se Urė'n e mpron
Stihia - Shqiponjė, me qip e me thonj.

Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratė qė ju vet' e vratė,
Qė pas nuk i ratė, po vetėm e latė,
Kur shkonte kaluar tė vdesė pėr ne,
Pėr ju, tė mallkuar, qė s'doni Atdhe.

Korrik, 1914