Make your own free website on Tripod.com

Mojsiu ne Mal
Home ] Up ]

 

Fan Noli


MOJSIU NE MAL

Ngjitet pėrpjetė Malit tė shkretė 
Krye-Profeti trimi me fletė, 
Tė bisedonjė me Perėndinė 
Pėr Palestinė. 
 
Arrin nė majė lart i kapitur, 
Qėndron me frikė, pret i tronditur, 
Dhe Jehovaj i flet prej njė reje 
Me zė rrufeje: 
 
"Ti dhe tė tjerėt pleq do tė ngelni, 
Tokėn e Shenjtė kurrė s'e shkelni 
Skllevė, bij-skllevėsh, s'e meritoni 
Se liri s'doni!" 
 
Krye Profetit dita i ngryset 
Dhe shpirt-kėputur pėrdhe pėrmbyset 
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė 
I lyp mėshirė. 

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise, 
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise, 
Pse shpresėn dyzet vjet m'a yshqeve, 
Dhe sot m'a preve? 

"Nem Dhen' e Lirė! Zot ku m'a ke?" 
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe." 
Sė largu Zoti ia pasqyron, 
Dhe e shikon. 
 
Ja Nazareti, ja Bethlehemi, 
Lum' i Jordanit, Jerusalemi, 
Mal' i Sionės, Bethsaidaja, 
Dhe Golgothaja. 

Sheh gasn' e pritmė pėr djalėrinė 
Dhe shkretėtirėn pėr pleqėrinė, 
Atje sa bukur, kėtu sa zi, 
0 Moisi. 
 
Kėtej ka dimrin, andej prėnverėn, 
Kėrkon Parajsėn, vdes nė Skėterrėn; 
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor, 
Liberator!