Cmendina me porte te hapur
Home ] Up ]

 

Mimoza Ahmeti

     
CMENDINA ME PORTE HAPUR  

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
              me kafkat shqyese.

O te cmendurit e mi te shtrenjte,
                sa ju dua,
                   megjithese kurre s'ju flas,
                     megjithese kurre s'me flisni
                       dhe dot s'ju duroj
                         dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
               per pa urryer,
                   dhe ky eshte shkak
                         per t'u dashur gjer ne cmendim,
               duke buzeqeshur ekzaltisht,
                         ndersa ne faqe
                         lotet na rjedhin,
                         lotet.

Bashkevuajtes te mi
              qe ikni mergueshem,
                 te cmendines sone unikale,
                         me sy te fiksuar
                         pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
           nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...

                C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
            kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
            dikush me vete po flet:
              Sidoqofte shqiptarit,
                kudo qe te ndodhet,
                  i mjafton marrezia e vet...