Make your own free website on Tripod.com

Enderr e prere
Home ] Up ]

 

Dritero Agolli 

                 Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit

Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
 

 


Dritero Agolli, u lind ne fshatin Menkulas (Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat:  "Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".