Make your own free website on Tripod.com

Nenat
Home ] Up ]

 

Azem Shkreli


NENAT

SHOKUT TIM PER NENEN

Ato lahen nė gazin
tonė e nė lotėt e tyre.

Bėhen rojė murane
te krojet e shtera tė gjirit.

Nė ballin tonė pėr herė
u bėjnė dritė shejt gishtat.

Ditėt na i prarojnė dhe rrugėt
me nga njė bekim mė t'mirin.

Me rrėmetėn e krrusur t'moteve
 na ruajnė nga hijet e liga.

Njė ditė shkojnė si tė shkonin,
tė mos vijė mė vdekja.

E s'na kėrkojnė asgjė,
pos njė grusht dhe mbi krye.

 Shkojmė. E sa herė vdes nėnė,
vdes nėnėmira ime.